Vendimi I Hamasit për të pranuar lirimin e të gjitha pengjeve, si pjesë e planit të propozuar për paqe të presidentit amerikan Donald Trump, ka sjellë edhe reagimin e menjëhershëm të Izraelit. Forcat e armatosura të mbrojtjes së Izraelit, kanë vendosur të pezullojnë sulmet mbi Gaza, duke nisur nga mëngjesi i kësaj të shtune, duke u përqendruar vetëm tek operacionet mbrojtëse për forcat e saj që ndodhen të vendosura në Gaza.