Forcat anti talebane marrin pjesë në stërvitjet ushtarake në provincën e Panjshirit në veri të Kabulit, bastioni i fundit në Afganistan që nuk ka rënë në duart e islamistëve radikalë. Duke përfshirë luftëtarë të milicive anti taleban dhe ish pjesëtarë të forcave afgane të sigurisë ata janë betuar se do ti bëjnë rezistencë sundimit taleban.