Fondi Besa është më pranë jush, duke i shtrirë dorën e çdo biznesi të vogël e të madh, sipërmarrësve të rinj, fermerëve në kërkim të financimit për të filluar apo vijuar aktivitetin në treg. Pavarësisht tërmetit, pandemisë dhe vështirësive ekonomike, Fondi Besa fitoi sërisht besimin e plotë të Bankës së Detit të Zi për tregti dhe Zhvillim, një histori e gjatë suksesi dhe bashkëpunimi, e cila u konkretizua me nënshkrimin e marrëveshjes së akordimit të 6 milionë eurove me destinacion kredidhënien për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në të gjithë vendin, veçanërisht ato jashtë qyteteve të mëdha.