Dy persona janë shoqeruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës pas një aksioni të FNSH-së. Nuk dihet ende arsyeja se përse policia I shoqeroi këta dy persona, por aksioni vjen teksa forcat speciale së bashku me forcat e rendit po kryejnë aksione blic në të gjithë vendin. Kryesisht këta aksione janë të përqëndruara në kapjen e personave në kërkim, apo të atyre që qarkullojnë me armë zjarri.