Fondi Monetar Ndërkombëtar është skeptik mbi efektet afatgjata të planit të qeverisë për të falur gjoba dhe detyrime shumëvjeçare për bizneset përmes ‘Paqes Fiskale’. Në konferencën e përmbylljes së misionit periodik të vëzhgimit të fondit në Tiranë, drejtuesa e FMN në Shqipëri, Anke Weber tha se drafti i propozuar ka elementë që minojnë progresin e vendit në mirëadministrimin e të ardhurave Anke Weber – Lidhur me paqen fiskale, ne kemi parë draftin e fundit të Qeverisë. Vërejmë që Qeveria ka bërë përparim në forcimin e administrimit të të ardhurave, por disa elementë të propozimit mund të minojnë progresin e Shqipërisë në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë disa risqe për drejtësinë.