Policia e Lezhës ka zbuluar 600 rrënjë bimë narkotike, në një aksion ku u përdorën gjithashtu dronët për monitorim nga ajri. Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se bimët u asgjesuan me anë të djegies, ndërkohë që një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.