Gati 121 mijë pasagjerë kanë përdorur Portin e Durrësit për të hyrë dhe për të dalë nga Shqipëria në gjysmën e parë të muajit gusht. Referuar të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona kanë transportuar 74 mijë pasagjerë në hyrje dhe 47 mijë pasagjerë janë regjstruar në dalje nga vendi ynë drejt brigjeve italiane.