Evropa pret të përballet me një fluks të ri refugjatësh nga Ukraina në periudhën vjeshtë-dimër dhe disa vende të ujnionit janë duke u përgatitur për të krijuar kushtet e akomodimit të tyre. Kështu, në Holandë, deri më 1 shkurt, autoritetet planifikojnë të krijojnë 97,000 vende shtesë pritjeje. Këtë e ka bërë të ditur Sekretari i Shtetit Eric van der Burg në një letër drejtuar kryebashkiakëve të rajoneve të sigurisë.