Në pikën kufitare të Kakavijës, numri i qytetarëve që lëvizin nga jashtë brenda Shqipërisë ose e anasjellta, është dyfishuar. Krahasuar me një muaj më parë, ku në një ditë qarkullonin rreth 800-900 persona, tani numri është dyfishuar, madje kemi një tejaklim të numrit të atyre që mbërrijnë me ata që largohen nga vendi. Qarkullimi më i madh I njerëzve zakonisht ndodh në orët e para të mëngjesit ose në orët e vona të mbrëmjes, duke qenë se në mesditë temperaturat janë shumë të larta dhë për pasojë lëvizja është më e vogël.