E gjithë flota e avionëve transportues të trupave të forcave speciale britanike do të nxirret jashtë përdorimit. Kështu shkruajnë mediat vendase, edhe pse ky vendim është kritikuar pasi mund të vërë në rrezik jetën e ushtarëve. 14 avionët e pagëzuar me nofkën “Herkul”, janë transportues C-130J, të përdorur vazhdimisht nga forcat speciale britanike (SAS) për operacione kundër ISIS në Irak dhe Siri.