Top News – Fletëarresti për Presidentin…Shpalli ligjin ushtarak, hetuesit kërkojnë ndëshkim
30/12/2024 12:10

Hetuesit në Korenë e Jugut kanë kërkuar të hënën lëshimin e një fletarrestimi për presidentin e pezulluar të vendit, Yoon Suk Yeol, në lidhje me zbatimin jetëshkurtër të ligjit ushtarak. Yoon nuk u është përgjigjur thirrjeve për t’u marrë në pyetje nga Policia dhe Zyra për Hetimin e Korrupsionit për Zyrtarët e Lartë, të cilat janë duke e hetuar bashkërisht nëse shpallja e ligjit ushtarak nga ai më 3 dhjetor përbënte kryengritje. Policia është përpjekur por ka dështuar ta bastisë zyrën presidenciale gjatë hetimit. Një gjykatë në Seul do të vendosë tani se a të lëshojë fletarrestim për Yoon apo jo. Kryengritja është njëra prej akuzave ndaj të cilave presidenti koreanojugor nuk ka imunitet. Yoon Kab-keun, avokati i presidentit të pezulluar, e cilësoi kërkesën për arrestim e tij si "të padrejtë" dhe deklaroi se agjencia kundër korrupsionit nuk ka autoritet për ta bërë një kërkesë të tillë. "Ligji ushtarak emergjent është brenda kompetencave të presidentit", tha avokati për gazetarët jashtë Gjykatës së Qarkut Perëndimor të Seulit, pasi e dorëzoi një opinion me shkrim lidhur me kërkesën për fletarrestim dhe një letër për caktimin e avokatëve. Yoon u pezullua nga të gjitha detyrat presidenciale pasi u shkarkua nga Parlamenti për shkak se vendosi përkohësisht ligjin ushtarak në vend.

Top Channel/ Trump: Është shëtitje, jo luftë. Sulmet përfundojnë kur themi ne
11/03 23:04
Top News – 3 kushtet e Iranit për fundin e luftës. Pezeshkian flet me Putin dhe homologun pakistanez
11/03 22:55
Top News – Qëndrimi i Spanjës për luftën në Iran, Trump kërcënon: Mund t’i ndërpres lidhjet tregtare
11/03 22:52
Top News- Shpërthimi në ambasadën amerikane, tre norvegjezë në pranga, lidhje me terroristët
11/03 22:47
Top News – Integrimi i Shqipërisë në BE / Marta Kos: Në fokus standardet për sundimin e ligjit
11/03 22:20
Top Channel/ Greqia kufizon fitimet për naftën, u vendos limite kompanive
11/03 21:51
Top Channel/ Merret vendimi, 400 milionë fuçi rezervë kundër kërcënimit iranian
11/03 19:47
Top Channel/ Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasadori iranian në OKB: Mbi…
11/03 18:38
Top Channel/ Irani nuk ndal kërcënimet: Do të shënjestrojmë bankat e lidhura me SHBA-në dhe Izraelin
11/03 18:36
Top Channel/ Sulm dronash pranë Aeroportit të Dubait, katër persona të plagosur
11/03 18:35
Top Channel/ Përshkallëzohet situata në Liban, Izraeli paralajmëron evakuim të banorëve të Bejrutit
11/03 18:34
Top News – Putini pret internetin, ‘frikë nga Ukraina’ / Kremlini: Për aq kohë sa është e nevojshme
11/03 18:33
Top Channel/“Erë gjaku e baruti”, Erdogan jep alarmin: Lufta e Iranit do të përhapet kudo në rajon!
11/03 15:16
Top News – Izraelitët kërcejnë, ‘festë në bunker’…ndërsa raketat e Iranit fluturojnë mbi Tel Aviv
11/03 14:41
Top Channel/ Fluturime misterioze mes Tel Avivit dhe Beogradit, REL: Dyshime për transport armësh!
11/03 14:24
Top News – T’i hiqet vetoja SHBA-së dhe Rusisë / Spanja kërkon reformimin e Kombeve të Bashkuara
11/03 13:44
Top News – Bunkerët e Luftës së III Botërore / Prodhuesi: Jam i mbytur me kërkesa, i duan të gjithë
11/03 13:41
Top News – Sulme mbi Iranin, nga Evropa / SHBA do të përdorë bazën rumune, shqyrtohet kërkesa
11/03 13:39
Top Channel/ Zvicër, policia e pohon: Djegia e autobusit me 6 viktima, e qëllimshme!
11/03 13:34
Top Channel/ Mira Murati, marrëveshje miliardëshe! Startup i saj bashkëpunon me Nvidia
11/03 12:38
DIGITALB DIGITALB