Pronari i kompanisë turistike “Besa trans”, Bekim Haxhui ka reaguar për herë të parë që nga aksidenti tragjik që u mori jetën 46 shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Ai ka ngushëlluar të gjithë familjarët e viktimave duke thënë se se nuk e di se çfarë mund ta ketë shkaktuar këtë tragjedi dhe se gjendet në vendin e ngjarjes që në orën 3 të mëngjesit. “Nuk e di se si ka ndodhur rasti. Jam këtu për të marrë informacione nga institucionet bullgare, por deri më tani ende nuk dihen shkaqet”, tha ai në një reagim për mediat në Shkup.