Duke folur në një lidhje live për emisionin Zona Zero në Top Neës, një nga të mbijetuarit e tragjedisë në Bullgari ka treguar nga spitali i Sofjes sesi arriti të dilte nga autobusi i aksidentuar, përpara se ai të shpërthente në flakë. Shqiptari Lulzim Sulejmani nga Lugina e Preshevës ka treguar se autobusi ku humbën jetën 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, u përplas, duke ngritur dyshime se shoferin mund ta ketë zënë gjumi. I mbijetuari tregon se autobusit i plasi goma, duke shkaktuar më pas edhe shpërthimin e flakëve.