Bashkëshortja e mjekut grek Jorgo Neos, i cili u plagos një ditë më parë nga ish-partnerja shqiptare Klodiana Çela, ka treguar për mediat greke se përgjatë gjithë kësaj kohe kishte jetuar me frikë. Ajo ndodhej në Zvicër në momentin kur ndodhi ngjarja. Duke folur për gazetarët ajo ka theksuar se ajo dhe i shoqi i trembeshin kësaj situate.