Gjykata e Lezhës la në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për Ruben Saraivën, autorin e dyshuar të ekzekutimit të biznesmneit Ardjan Nikulaj. Portugezi doli këtë të martë përpara gjykatës, ku deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen për të cilën akuzohet dhe se lajmin e mësoi përmes mediave. Detajet nga seanca gjyqsore i bëri me dije avokati kryesisht i caktuar nga gjykata Etlon Laska, i cili mbron në këtë proces 28 vjecarin.