Elmas Aliaj, banues në Elbasan plagosi me thikë gruan e tij Shkëlqime Aliaj, të enjten. Policia ndërhyri duke arrestuar burrin 50-vjeçar, ndërsa gruaja, 46 vjeç, aktualisht ndodhet në spital, ku po merr ndihmën mjekësore. Ndërsa ende nuk është e qartë arsyeja pse kreu aktin, fqinjët e çiftit thonë se 50-vjeçari kishte probleme të shëndetit mendor, e se merrte ilaçe. Ngjarja ka ndodhur mesditën e stome në lagjen Dyli Haxhire.