Ushtria ruse tha se avionët e saj kanë sulmuar Ishullin e Gjarprit, pasi trupat ukrainase deklaruan më herët se kishin ngritur flamurin e Ukrainës në këtë vend strategjik në Detin e Zi. Sulmi ndodhi në orët e para të 7 korrikut dhe ka “shkatërruar” pjesë të njësive të vendosura ukrainase në këtë ishull, tha gjenerallejtënant, Igor Konashenkov, zëdhënës i Ministrisë ruse të Mbrojtjes.