Flamuri i Bashkimit Europian u ngrit në një ceremoni zyrtare në kryeministri, fill pas mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare në Bruksel. Të pranishëm ishin diplomatë të huaj, deputetë të Partisë Socialiste, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe institucioneve shtetërore.