Top News/ Flamuri i Ukrainës pas shpinës së Putinit / ’Incident’ në Kazakistan, nis hetimi
28/11/2024 12:06

Policia në kazakistan ka nisur hetimin pas shfaqjes për një kohë të shkurtër të flamurit ukrainas në një ekran të madh LED në kryeqytetin, Astana, gjatë një vizite atje të presidentit rus Vladimir Putin, tha të enjten ministria e brendshme e vendit. Flamuri i Ukrainës - me brezat e tij horizontalë blu dhe të verdhë - u shfaq shkurtimisht të mërkurën vonë, në vend të flamurit trengjyrësh rus të bardhë, blu dhe të kuq, në një ekran të vendosur në një nga rrugët kryesore të Astanas. Putin ishte në qytet në atë kohë dhe ekrani u fik shpejt, por imazhet dhe videot e incidentit qarkulluan menjëherë në internet. Ministria e Brendshme tha në një deklaratë se po shqyrtonte të gjitha versionet e mundshme, duke përfshirë një defekt teknik dhe një sulm të hakerave. Sipas një sondazhi të opinionit publik të kryer vitin e kaluar, shumica e kazakëve janë neutralë në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë, por mes të tjerëve, mbështetësit e Ukrainës janë dukshëm më të shumtë në numër se ata të Rusisë. Dhe me Rusinë që është një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Kazakistanit, problemet në ekonominë e saj shpesh amplifikohen dhe pasojat ndihen jashtë kufijve të saj. Të enjten, monedha tenge e Kazakistanit ra në nivelin më të ulët historik kundrejt dollarit amerikan, pas një dobësimi të shpejtë të rublës ruse.

Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23
Top News – Jeta nën zjarr në Belgorodin e Rusisë / Alarm raketash! Kur lufta të vjen në shtëpi…
26/03 13:00
Top News – Avion luftarak ‘i bërë në vend’ / Prezantohet supersoniku F-39E Gripen në Brazil
26/03 13:00
Top Channel/ Kthehet bora në Ballkan: Fronti polar sjell gjysëm metri dëborë në Kroaci!
26/03 12:03
Top Channel/ META dhe Facebook humbin gjyqin me 20 vjecaren: Fajtor për krijim varësie!
26/03 11:49
Top Channel/ “Përgatituni për turbulenca”, BBC: Lufta e zgjatur në Iran do ndikojë te fluturimet!
26/03 11:48
Top News – Gjyqi i Maduros, ‘sukses i kufizuar’ / Testohen ligjet amerikane të narkoterrorizmit
26/03 11:36
Top News – Ukraina të heqë dorë nga Donbasi! SHBA vendos kushte për paqen, komfirmon Zelenski
26/03 11:23
Top Channel/ “Irani gënjen”, Trump: “Kanë frikë t`i pranojnë bisedimet se i vret populli i tyre”!
26/03 11:18