Kuvendi është përfshirë nga tensionet pa nisur ende seanca plenare e kësaj të enjte, që në kalendarin zyrtar është seanca e fundit e këtij viti. PD akuzon se në sallë janë forca të shumta të Gardës së Republikës, teksa dy deputetët demokratë, Flamur Noka dhe Klevis Balliu në videot e shpërndara shihen të ulur në vendin e përcaktuar për ministrat e kabinetit qeveritar.