Një tjetër vatër zjarri është krijuar në zonën e Radhimës në Vlorë. Madje flakët janë rezik potencial për banesat dhe bizneset aty pranë.Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe banorët e zonës të cilët janë angazhuar për shuarjen e flakëve. Megjithatë temperaturat shumë të larta, terreni i vështirë, edhe era e lehtë bëhet nxitës për përhapjen e mëtejshme të e flakëve të zjarrit duke vështirësuar punën e zjarrfikësve. Për shkak të flakëve të mëdha të zjarrit është krijuar panik tek pushuesit që ndodhen në afërsi të zonës.