Kërcënimi i flakëve nga qyteti i Delvinës është larguar të paktën për momentin pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe atyre të ushtrisë e policisë gjatë mbrëmjes së të martës. Megjithatë, situata mbetet kritike në fshatrat e kësaj bashkie. Një vatër e re flakësh e favorizuar edhe nga era e fortë është përhapur me shpejtësi në fshatin Lefterohor, duke djegur disa banesa dhe kërcënuar të tjera.