Peshtani i Fierit vijon luftën me flakët për të katërtën ditë radhazi, ndonëse përpjekejet kanë qenë të shumta për shuarjen e tyre. Një vatër e cila ka qenë aktive pëergjatë mesnatës është përhapur me shpejtësi duke rrezikuar djegien e disa banesave në fshatin Kraps. Por, falë ndërhyrjes në kohë të mejteve zjarrëfikëse, vatra është neutralizuar. Pamjet që ndiqni tregojnë kodrat e Peshtanit, të cilat po ‘digjen’ nga zjarri.