Rëndohet situata në ishullin e Sazanit. Prej pak orësh një zjarr masiv ka përfshirë sipërfaqen e ishullit, duke djegur shkurre dhe pemë. Në vendin e ngjarjes ndodhen 40 ushtarë të Forcave të Armantosura dhe 30 punomnjës të ADZM, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Mirëpo, terreni i vështirë ka penguar forcat të fikin zjarrin, ndërsa flakët po vijojnë të përhapen me shpejtësi, duke djegur kryesisht pemë dhe bimësi.