Prej më shumë se 10 ditësh, zjarret kan ë përfshirë rajonin e Evrosit në veri të Greqisë, duke djegur më shumë se 810 kilometra katrorë, me flakët që nisën pranë qytetit të Aleksandropulit dhe u përhapën me shpejtësi, të favorizuar edhe nga era e temperaturat e larta. Krahas forcave zjarrfikëse greke, në rajon po japin ndihmën e tyre edhe ato shqiptare, bullgare, rumune e çeke, teksa Greqia ka shprehur rezerva për qëndrimin jashtë aksionit për shuarjen e zjarreve, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.