Këngëtarja e njohur u arrestua 2 javë më parë në një nga lokalet në Prishtinë. Ajo është dënuar me 6 vite burg në mungesë për veprën penale ‘trafikim armësh. Gjykata e Prishtinës, mori vendimin që këngëtarja të mbahet në paraburgim për 40 ditë deri në një vendim të radhës, e që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, meqë këngëtarja kërkohet nga autoritetet në vendin tonë.