Ambicia e Shqipërisë për të ecur së bashku me Kosovën në rrugën europiane dominoi fjalimin e kreut të qeverisë, Edi Rama në seancën e përbashkët mes dy kuvendeve që u mbajt në Prishtinë. Këshilla diplomatike e Ramës ishte ajo e shkëputjes nga reciprociteti nacionalist me Serbinë dhe kalimi tek reciprociteti europian me Brukselin.