Papa Françesku bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gazë dhe lirimin e të gjitha pengjeve izraelite gjatë fjalimit të së dielës me rastin e Pashkës. Papa kryesoi meshën e mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit nga ballkoni qendror i Bazilikës duke mbajtur fjalimin tradicional “Urbi et Orbi”, drejtuar qytetit dhe botës.