Presidenti i Republikës, Bajram Begaj bëri thirrje për anëtarësimin e Kosovës në OKB, gjatë fjalës së mbajtur në sesionin e 80-të të asamblesë së përgjithshme të kombeve të bashkuara. Begaj: “Megjithatë, vendi i Kosovës në këtë Asamble mbetet padrejtësisht bosh. Njohja e pavarësisë se Kosovës, mbeshtetja per anetaresimin e saj ne Kombet e Bashkuara dhe ne organizatat e tjera nderkombetare eshte nje akt drejtesie ndaj popullit te Kosoves, eshte nje hap qe forcon edhe me shume paqen dhe sigurine ne Ballkanin Perendimor dhe nje kontribut ne stabilitetin e Europes.” Në fjalën e tij, Begaj kërkoi gjtihashtu të respektohen të drejtat dhe liritë e shqiptarëve të luginës së Preshevës.