Garën ndërkombëtare për godinën ikonike në Bulevardin e ri, e fitoi sudioja “Chybik + Kristof”. Gjatë prezantimit të këtij konkursi, kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj u shpreh se zgjerimi i kryeqytetit, është domosdoshmëri për zhvillimin, pore dhe mundësi e mirë që i jepet Tiranës për 100 vitet e ardhshme.