Bayerni i Mynihut fitoi sërish ndaj Barcelonës në Ligën e Kampioneve, këtë radhë vetëm 2-0, por mbrëmja e së martës solli surpriza të hidhura për thomas Muller, pikërisht ditën e 33 vjetorit të tij të lindjes. ndërsa sulmuesi gjerman ishte në fushën e lojës përballë katalanasve, banesa e tij u 'pushtua' nga grabitësit, një lajm që është konfirmuar nga vetë policia bavareze.