Në Malin e Zi, ish-ministri i Ekonomisë, Jakov Milatoviç ka fituar qartë zgjedhjet e balotazhit për president. Kandidati 36 vjeçar i partisë "Europa tani!" ka arritur të marrë 60% të votave. Presidenti aktual, Milo Gjukanoviç arriti të marrë vetëm 40% të votave. 61-vjeçari e uroi në natën e zgjedhjeve pasuesin e tij.