Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur rezultatin e zgjedhjeve në Kukës, duke thënë se kandidati i PS ka një avantazh të pakthyeshëm. Përmes një postimi në Facebook, Rama u shpreh se teksa janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i PS, Albert Halilaj kryeson me thuajse 3000 vota. Spas tij, ky rezultat do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë. Për Ramën kjo fitore është edhe një detyrimi i qeverisë ndaj votuesve për të bërë shumë më shumë akoma për bashkinë Kukës.