Festa e Bajramit bëri bashkë besimtarët jo vetëm në kryeqytet, por edhe në mbarë vendin, ku myslimanët u mblodhën në sheshe dhe xhami për të kryer faljen e madhe. Në Dibër, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Kukës dhe qytete të tjera, qindra besimtarë iu drejtuan që në orët e para të mëngjesit vendeve të faljes, duke bërë lutjet dhe ritualet fetare. Në shumë qytete pjesëmarrja ishte e lartë, ndërsa mesazhet kryesore ishin ato të paqes, mëshirës dhe bashkimit.