Prej publikimit të çështjes McGonigal dhe përfshirjes së kryeministrit Edi Rama, kryedemokrati Sali Berisha kërkoi nga deputetët të nisin punën për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Hetimor në Paralament. Këtë të enjte, nisma është konkretizuar me mbledhjen e 42 firmave nga deputetët opozitarë, të cilët kërkojnë ngritjen e këtij komisioni. Deputetë kërkojnë që nëpërmjet komisionit të verifikohet ligjshmëria e kontakteve të kryeministrit me McGoniga dhe Agron Nezën.