Forumi i Agrikulturës dhe Bashkëpunimit rajonal është takimi i zhvilluar në kuadër të agjendës së Ballkanit të Hapur me pjesëmarrjen e sipërmarrësve në fushën e bujqësisë, si dhe të akademikëve, rektorë e dekanë të universiteteve të bujqësisë të vendeve pjesëmarrëse. Kryeministri Rama theksoi se nënshkrimi i marrëveshjeve të reja dhe posaçërisht në sektorin e bujqësisë do ndryshojë krejtësisht mënyrën e ndërveprimit midis vendeve, pasi praktikisht do të hiqen pengesat për njerëzit që punojnë në këtë sektor, duke lehtësuar ndjeshëm shkëmbimet mes vendeve.