Donald Trump do të bëhet presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që do të ketë firmën e tij në kartëmonedha. Firma e Trump do të shfaqet së bashku me atë të Sekretarit të Thesarit Scott Bessent, si pjesë e përpjekjeve për të shënuar 250-vjetorin e Amerikës. Presidenti do të ketë gjithashtu një monedhë ari përkujtimore me imazhin e tij, që është miratuar tashmë nga një komision federal. Deri më tani, Calvin Coolidge është i vetmi president tjetër i SHBA-së që është shfaqur në një monedhë gjatë jetës së tij. "Nuk ka mënyrë më të fuqishme për të njohur arritjet historike të vendit tonë të madh dhe Presidentit Donald J. Trump sesa kartëmonedhat e dollarëve amerikanë që mbajnë emrin e tij", tha Bessent. Kartmonedhat në Amerikë tradicionalisht kanë mbajtur vetëm firmën e zyrtarëve të Thesarit që nga viti 1861.