Top News – Finlanda ‘Po’, Suedia ‘Jo’ për NATO-n / Erdogan: Mund të dërgojmë mesazhe të ndryshme
30/01/2023 11:32

Mes tensioneve në rritje me Stokholmin presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dha sinjale të dielën se Ankaraja mund të bjerë dakord që Finlanda të anëtarësohej në NATO para Suedisë. “Ne mund të dërgojmë mesazhe të ndryshme lidhur me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO dhe Suedia mund të befasohet nga mesazhi ynë. Por, Finlanda nuk duhet të bëjë të njëjtat gabime që bëri Suedia”, tha Erdogan gjatë një fjalimi televiziv të dielën. Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë vitin e kaluar dhe kanë nevojë për mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të aleancës ushtarake. Turqia dhe Hungaria ende nuk e kanë ratifikuar kërkesën e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO. Turqia thotë se Suedia strehon militantë kurdë të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK), të cilët kanë marrë pjesë në kryengritjen e armatosur kundër shtetit turk më 1984. PKK është një parti e paligjshme në vend. “Ne kërkuam nga Suedia ekstradimin e 120 terroristëve nga vendi i tyre. Nëse ata nuk ekstradohen, atëherë na vjen keq për këtë”, tha Presidenti turk duke iu referuara marrëveshjes së vitit të kaluar me Suedinë dhe Finlandën për anëtarësimin e tyre në NATO. Turqia pezulloi bisedimet e anëtarësimit në NATO me Suedinë dhe Finlandën javën e kaluar pas një proteste në Stokholm gjatë së cilës një politikan i ekstremit të djathë, dogji një kopje të Kuranit. Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se vendi i tij dëshiron të rikthehet në dialogun me Turqinë, por ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusuglu tha të enjten se rifillimi i bisedimeve ishte i pakuptimtë. Cavusuglu gjithashtu tha se nuk kishte asnjë “ofertë për të shqyrtuar anëtarësimin e ndarë të Suedisë dhe Finlandës në NATO.”

Top Channel/ Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje rekord e votuesve në Itali!
23/03 12:01
Top Channel/ Nafta 2.1 euro, ndërhyn qeveria e Mitsotakis: Do të subvencionojë shteti grek!
23/03 12:01
Top Channel/ Tragjedi në Nju Jork, avioni përplaset në pistë: Dy të vdekur, mbyllet LaGuardia!
23/03 11:49
Top News – Do minojë të gjithë Gjirin Persik / Irani kërcënon: Sulmi nga deti mbyll gjithë rajonin
23/03 11:39
Top News – Tanket ruse mësyjnë Ukrainën / Nis ofensiva pranverore, Zelenski shqetësohet për Iranin
23/03 11:35
Top News – Avioni përplaset me kamionin / Vriten dy pilotët, tragjedi në LaGuardia të Nju Jorkut
23/03 11:29
Top News – Automjetet rrëmbehen nga uji / Pesë viktima në 24 orë, shi i çmendur e përmbytje
23/03 11:28
Top News – Luftë të gjatë kundër Iranit… / Izraeli paralajmëron qytetarët: ‘Përgatituni për…’
23/03 11:26
Top Channel/ “Irani do sulmojë Parisin, Londrën e Berlinin”: NATO nuk konfirmon!
23/03 11:09
Top Channel/ Irani sfidon Trump: Do minojmë të gjithë Hormuzin! Izraeli gati për luftë të zgjatur!
23/03 11:08
Top News – ‘Ti nazist sjell vetëm vdekje’. Gruaja izraelite përballet me ministrin e Brendshëm
23/03 11:02
Top News – Bursat në pikiatë. Irani zhyt ekonominë globale në pasiguri
23/03 10:00
Top Channel/ Referendumi për drejtësinë në Itali. Test për mbështetjen që ka Meloni
23/03 00:01
Top Channel/ Irani mund të godasë Britaninë? E vërteta që fshihet pas deklaratës së Izraelit
22/03 23:17
Top Channel/ Irani i përgjigjet Trump: Hormuzi mbyllet përfundimisht, nëse sulmoni termocentralet
22/03 23:08
Top News-Ministri hungarez ‘spiunoi’ BE-në. Telefononte Lavrov gjatë takimeve të liderëve europianë’
22/03 18:42
Top News – Fundi i ISS po afron, SHBA në telashe/ Kina do të ‘pushtojë’ hapësirën, do mbetet e vetme
22/03 17:42
Top News – Franca dhe Gjermania mesazh Kurtit/ ‘Ulu në tryezën e dialogut me Serbinë’
22/03 17:40
Top News – Beteja për Parisin dhe Marsejën / Francezët në balotazhin e zgjedhjeve lokale
22/03 17:13
Top News – Japonia ‘duarlidhur’ për Hormuzin / ‘Pastrojmë minat nëse arrihet një armëpushim’
22/03 17:12
DIGITALB DIGITALB