Shërbimi Informativ i Sigurisë finlandeze (SUPO) ka paralajmëruar të enjten se vendi nordik duhet të përgatitet për ndërhyrjen ruse, ndërkohë po vazhdon të diskutojë për anëtarësimin e mundshëm në NATO. Sipas inteligjencës perëndimore, Rusia mund të përdorë taktika të vjetra si shantazhimi i politikanëve apo edhe teknologjinë, si video të rreme për të ndalur hyrjen në NATO. Drejtori i inteligjencës, Antti Pelttari, ka paralajmëruar se hoqëria finlandeze duhet të përgatitet për ndërhyrje nga Rusia, e cila tenton të ndikojë në politikëbërjen në Finlandë sa i përket çështjes së NATO-s.