Trupat e ushtrisë amerikane përfunduan në fund të majit stërvitjet e mbajtura për përforcimin e pjesës veriore të Finlandës në rast të një sulmi nga ana e Rusisë. Shtetet e Bashkuara dërguan 2 mijë ushtarë për të marrë pjesë në këtë stërvitje, duke shënuar kështu të parën herë që ato dërgojnë kaq shumë trupa vetëm për stërvitje. Trupat e ushtrisë kaluan përmes Norvegjisë dhe Suedisë, për të përgatitur Finlandën në rast se sulmohet.