Mediat në Finlandë kanë raportuar se kryeministrja Sanna Marin është e gatshme të diskutojë sigurimin e avionëve luftarakë për Ukrainën. Marin, e cila vizitoi Kievin më 10 mars, tha se Helsinki planifikon të blejë 64 avionë modernë F-35A për t’i zëvendësuar 62 avionë Hornet – të cilët, sipas saj, mund t'i jepen Ukrainës, por tha se diskutimet janë në një fazë fillestare.