Zëdhënësi i Kremlinit tha të enjten se nëse Finlanda dhe Suedia do t’i basahkoheshin NATO-s atëherë rusia do të duhej të ribalanconte situatën me masat e saj. Pushtimi i Ukrainës nga ana e Moskës, që thotë se mes të tjerash do edhe të degradojë potencialin ushtarak të ukrainës dhe ta pengojë atë të bëhet një pikë-nisje për një sulm të NATO-s në të ardhmen, ka shtyrë dy vendet nordike të marrin në konsideratë bashkimin me aleancën e udhëhequr nga SHBA.