Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje dy ligjet “Për ratifikimin e protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për aderimin e Republikës së Finlandës dhe Mbretërisë së Suedisë”, pasi këto dy ligje u miratuan në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas numrit një të shtetit, “Republika e Shqipërisë ka ndjekur me përparësi procedurat e brendshme ligjore lidhur me anëtarësimin e Republikës së Finalndës dhe të Mbretërisë së Suedisë në NATO”. Meta në arsyetim shton “Anëtarësimi i këtyre vendeve mike patjetër që është një zhvillim historik dhe ndryshim i madh strategjik, që mbështetet në çdo hap nga Shqipëria”.