Financieri Fabio Petruzzella do të qëndrojë në burg. Ai u arrestua për “pastrim parash” në të njëjtën ështje ku është I përfshirë dhe Rezart Taçi. Gjykata e Palermos ka pranuar kërkesën e Prokurorisë. Petruzzella u ndaluar më 12 nëntor, ku fillimisht iu caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie. Ai u arrestua së bashku me biznesmenin 90-vjeçar Francesco Zummo. Petruzzella mendohet se e ka ndihmuar Zummo-n që të shpëtonte 19 milionë euro nga konfiskimi, duke i transferuar ato në një llogari bankare në Tiranë.