Futbolli shqiptar ka dhe aktin e fundit për të zhvilluar përpara se të ulë përfundimisht siparin për sezonin futbollistik. bëhet dfjalë për finalen e Kupës së Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Lacit që do të luhet këtë të martë. Skuadra e Lacit vjen në këtë finale me pjesëmarrjen e sigurt në kompeticionet evropiane dhe me vendin e dytë historik në kampionat, por trajneri shpëtim Duro theksoi se skuadra e tij do të japë maksimumin pasi në lojë është një trofe i rëndësishëm