Top News – Fillon numërimi mbrapsht për Gazën / Izraeli përgatitet për pushtim, s’ndalen bombardimet
26/10/2023 11:33

Izraeli vazhdoi sulmet ndaj objektivave të Hamasit në Gaza ndërsa përgatitet për një pushtim tokësor, ndërkohë që më shumë civilë palestinezë u vranë dhe fuqitë botërore në Kombet e Bashkuara nuk arritën të miratojnë planet për të ofruar ndihma të rëndësishme humanitare. Sulmet izraelite kanë vrarë mbi 6,500 njerëz, tha të mërkurën ministria e shëndetësisë në enklavën e drejtuar nga Hamasi. Ndërkohë mbi 7600 raketa janë hedhur nga Gaza në drejtim të Izraelit që nga 7 tetori, sipas të dhënave të qeverisë izraelite. Shërbimi i ambulancës izraelite “Magen David Adom” tha se dy persona po trajtoheshin pasi një raketë e lëshuar nga Gaza të mërkurën mbrëma goditi qytetin qendror izraelit Rishon Letzion, në jug të Tel Avivit. Izraeli është zotuar se do ta zhdukë Hamasin, i cili sundon Gazën. “Ne do të vazhdojmë ta godasim Gazën për të arritur qëllimet e luftës”, tha zëdhënësi ushtarak izraelit Daniel Hagari. “Çdo goditje na forcon dhe përmirëson situatën tonë përpara fazave të ardhshme të luftës”. Kryeministri Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë televizive se Izraeli “po përgatitet për një pushtim tokësor. Unë nuk do të jap hollësi se kur, si dhe sa”. Tanket dhe trupat izraelite janë pozicionuar në kufirin me Gazën në pritje të urdhrave. Izraeli ka aktivizuar 360,000 rezervistë. Trysnia ndërkombëtare po rritet për të shtyrë çdo pushtim të Gazës, jo më pak për shkak të pengjeve. Më shumë se gjysma e 220 pengjeve të marra nga Hamasi kanë pasaporta të huaja nga 25 vende të ndryshme, tha qeveria izraelite. Shumë prej tyre besohet se kanë shtetësi të dyfishtë izraelite. Gazeta “Ëall Street Journal”, duke cituar zyrtarë amerikanë dhe izraelitë, raportoi se Izraeli kishte rënë dakord të shtynte pushtimin e Gazës për momentin, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të mund të përshpejtonin masat e mbrojtjes me raketa në rajon për forcat amerikane të dislokuara atje, duke reflektuar shqetësimin se lufta në Gaza mund të përhapet në pjesë të Lindjes së Mesme.

Top Channel/ Trump: Rusia pranoi 1 javë paqe, Fola personalisht me Putin
29/01 23:33
Top News- Kina ekzekuton 11 mafiozë, “shkrin” perandoritë e krimit
29/01 23:00
Top Channel/ 7 skenarë nëse SHBA sulmon Iranin, BBC: Trump do godasë
29/01 22:54
Top News – Dredhia e Putinit, i merr “Starlink” Trumpit e Musk, zgjeron rrezen e dronët vrasës
29/01 22:30
Top News- 50 mijë trupa amerikanë zbarkojnë në Lindjen e Mesme, Trump “i nis” drejt Iranit
29/01 21:56
Top News- Franca ndalon marrëdhëniet intime në çift, nuk e prek dot partnerin pa dëshirë
29/01 21:52
Top News- Garda Revolucionare iraniane ‘terroriste’/ BE ‘godet’ regjimin, Irani kërcënon me luftë
29/01 21:00
Top Channel/ BE pro Trump, shpall terroriste gardën e Iranit, pasi u vranë mijëra protestues
29/01 20:05
Top News – Evropa të përqafojë logjikën e forcës! Kancelari gjerman: E ardhmja jonë varet nga kjo
29/01 15:37
Top News – Rusia të luftojë deri në fund! Lideri çeçen kundër bisedimeve për paqe në Ukrainë
29/01 15:32
Top News – Flakë ferri në gjithë Lindjen e Mesme / Rusia paralajmëron Trumpin kundër sulmit në Iran
29/01 15:32
Top News – Qëndroi 14 orë mbi kabujt nënujorë / Marina britanike gjurmon anijen e dyshimtë ruse
29/01 15:29
Top Channel/ Klandestinët në La Mansh, Kina do ndihmojë Anglinë: Starmer, marrëveshje me Xi Jinping!
29/01 15:22
Top News – Rusia me shpejtësinë e kërmillit në Ukrainë / Përparim më i ngadaltë se në WWI
29/01 14:50
Top News – Turqia paralajmëron Greqinë: Kujdes me kërkimet në ujërat e kontestuara të Egjeut!
29/01 14:41
Top Channel/ Starmer në Kinë: Marrëveshje për vizat, whisky-n dhe anijet!
29/01 14:30
Top Channel/ “Flirtimi” i Kinës me Perëndimin irriton Trump, Pekini mund ta rrëzojnë nga pushteti?
29/01 13:48
Top Channel/ E kaluara mëkatare e bankës së njohur, zbulohen skandalet me emrat e ‘VIP’
29/01 13:34
Top Channel/ Dashuria kthehet në makth, profesori i kimisë nxjerr fotot intime me zyshën, ishte…
29/01 13:16
Top News – U përball si askush tjetër me Trumpin / Rritet popullariteti i kryeministrit kanadez
29/01 12:14
DIGITALB DIGITALB