Impianti ultramodern i përpunimit të mbetjeve në qarkun e Fierit, thuajse është gati. Si në të gjithë vendin edhe në qarkun e Fierit, menaxhimi i mbetjeve konsiston kryesisht në grumbullimin, transportin dhe depozitimin në fushën e mbetjeve të secilës bashki, ose vendepozitime të tjerë të improvizuar, të papërshtatshëm dhe jashtë kritereve mjedisore dhe higjieno-sanitare, shpesh pranë trupave ujorë.