Teksa Shqipëria feston 112 vite nga krijimi i shtetit të pavarur, nuk kanë munguar as urimet nga krerët politikë. Në këtë ditë të shënuar për shqiptarët, kryeministri Edi Rama ka shpëndarë një video në rrjetin social “Facebook” me mbishkrimin “Me jehonën e këngës “Për ty, Atdhe”, nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, te Kalaja e Rozafës në Shkodër dhe Sheshi Skënderbej në Tiranë, ju uroj Gëzuar Ditën e Pavarësisë”.