Festivali i njohur i filmit në Kanë nuk do të zhvillohet “në formën e tij origjinale” këtë vit, thanë në një deklartaë organizatorët. Festivali, i cili zhvillohet çdo vit në jug të Francës, fillimisht ishte planifikuar për 12 – 23 maj. Pas një shtyrje fillestare, organizatorët tani thanë se shtyrja sërish e festivalit nuk është një zgjidhje. Ata nuk sqaruan se cilat mund të ishin alternativat, por se shpresojnë që së shpejti të vendosin zgjidhje përfundimtare.