Afrimi i festave të fundit ka sjellë fluks të shtuar në pikat kufitare fundjavën që lamë pas. Shtimi I numrit ka qenë jo vetëm për emigrantët që vijnë për të kaluar festat me familjen e tyre, por edhe për shqiptarët e Kosovës. Në pikën kufitare të Morine, numri i hyrjeve për këtë fundjavë ka qenë tepër i lartë, teksa në vend, kanë hyrë 28.152 persona dhe kanë dalë 9355 të tjerë.